• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Mata: Jepja topin Martialit dhe Unitedi do të fitojë


    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka ngritur lartë Anthony Martialin pas formës së mirë në muajt e fundit.

    Djajtë e Kuq nuk din për humbje nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe francezi është një nga lojtarët kyç të teknikut norvegjez.

    “Thjesht e dua Anthonyn. Aq më mirë sa luan, aq më shumë fitojmë. Gjithmonë do të them të njëjtën gjë, por është e vërtetë: jepja topin Anthonyt dhe ne do të fitojmë!”, ka thënë Mata për Bein Sport.

    23-vjeçari ka shënuar nëntë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar dy asistime.

    Man Utd aktualisht këtë sezon renditet në vendin e katër me 51 pikë, me një pikë më shumë se Arsenali dhe Chelsea.

    Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është kundër Liverpoolit, një takim i rëndësishëm për ecurinë e të dy skuadrave.

    Lojtari me më së shumti gola këtë sezon për Unitedin është Paul Pogba me 11 gola./XH.K