Aktualitet

Masteri me përgjysmim tarife vetëm për dy kategori

Masteri me përgjysmim tarife vetëm për dy kategori

Kryeministri Rama, lidhur me tarifat që do paguajnë studentët, ka thënë se studentët e masterit do të paguajnë vetmë 50% të tarifës nga tarifa e plotë, por do jenë vetëm dy kategori që do të përfitojnë, studentët ekselentë dhe studentët që kanë familjet me ndihmë ekonomike.

Në një dalje live teksa prezanton platformën për punësimin e studentëve ekselentë, Rama tha: Masteri është zgjedhje personale. Nuk kemi pse paguajmë taksa, as për ata që rrinë gjithë ditën në kafe. Masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar. Ndërkohë që për Bachelorin, qëndron vendimi i njoftuar më herët nga kryeministri Rama, që mund ta lexoni në linkun më poshtë. / Copyright/ Tiranapost.al, E.B

http://www.tiranapost.al/lajmi-mire-rama-nga-janari-ulen-tarifat-50-per-gjithe-studentet-e-nivelit-bachelor/

http://www.tiranapost.al/per-te-filluar-pune-ne-shtet-masteri-seshte-kusht/