• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Masteri dhe tarifat. Kush do e paguajë të plotë dhe kush 50%


    Të gjithë studentët ekselentë me nota nënta dhe dhjeta do të paguajnë 50 përqind të tarifës së plotë të shkollimit, pra gjysmën e tarifës së plotë të vitit të masterit.

    Gjithashtu, 50 %, ose gjysmën e tarifës së plotë do paguajnë studentët,  familjet e të cilëve marrin ndihmë ekonomike nga shteti.

    Nuk do përfshihen në përgjysmin e tarifës studentët e masterit me nota poshtë nëntave dhe dhjetave, dhe vendimin kryeministri Rama e arsyetoi kështu:

    Masteri është një zgjedhje personale e studentit. Nuk ka pse të paguajnë njerëzit nga taksat për të mbuluar ciklin e studimit të tyre. Masteri nuk është një detyrim i shoqërisë për të paguar. As nuk kemi pse të paguajmë për ata që rrinë gjithë kohën në kafe dhe ndërkohë janë në Master.

    Për studentët jo-kalues me nota ngelëse, tarifa do të jetë e plotë. Vetëm për këtë vit përjashtohen nga kjo skemë studentët ngelës, të cilët ashtu si gjithë të tjerët do paguajnë tarifë të përgjysmuar të vitit shkollor 2018-2019. Këtu bëhe fjalë për studentët e Bachelor dhe jo të Masterit. Këta të fundit do e paguajnë të plotë tarifën.

    Kryeministri Rama në një konferencë live, teksa prezanton platformën për punësimin e studentëve ekselentë, ku sqaroi edhe njëherë për çështjen e tarifave të shkollës që do paguajnë studentet e ciklit Master dhe ata me nota jo-kaluese. / Copyright/ Për Tiranapost.al. E.B

    Sipas radhës, ja cilët studentë kanë prioritet për t’u punësuar në shtet