BotëTe gjitha

Masa, vogëlushja e kthyer në simbolin e sulmit kimik në Siri, rrëfen me fjalët e saj çfarë ndodhi atje


Kjo është Masa, vajza e kthyer në simbolin e sulmit kimik në Siri. Pak javë më parë ajo u shtrua në spital në gjendje të rëndë pasi u helmua nga gazi kimik i lëshuar. Ndërsa sot fatmirësisht është mirë më shëndetin dhe është marrë në intervistë nga gazetarët e BBC.

Unë jam Masa, së bashku me familjen u fshehëm brenda në një bodrumi në Douma. Papritur u hodh një si tip fuçie e madhe, por nuk shpërtheu. Bëri fshshshs…Disa njerëz po bërtisnin, çohuni largohuni…Nxituam për tu larguar, por unë duke vrapuar u rrëzova. Në një moment kthehet mamaja dhe e dëgjoj teksa i thotë dajës:  Vajza ime, vajza ime. Daja u kthye dhe më mori, më vendosi edhe një rrobë të lagësht dhe  filloi të ngjiste me shpejtësi disa shkallë. Më dërgoi në një qendër mjekësore që ishte afër. Erdhën tre doktorë, ata më morën mua dhe vëllanë tim. Na lanë me ujë menjëherë, dhe na vendosën diçka në hundë dhe më pas një injeksion. U shtrimë për të fjetur, por dëgjonim zhurma avionësh, ndërkohë ishim të mbuluar me pluhur. Në vend të ajrit, thithnim dhe ndjenim aromën e gjakut./ Tiranapost.al E.B

 

 

 

Çfarë ka ndodhur me jetën e vogëlushit ‘Simbol i luftës në Siri’