Lajme nga Bota

Masa kundër terrorizmit në Turqi; 445 të dyshuar si anëtarë të ISIS

Masa kundër terrorizmit në Turqi; 445 të dyshuar si

Policia në Turqi ka ndaluar gjithësej 445  njerëz të dyshuar si anëtarë të ISIS.

Aksioni i policisë turke ka filluar që në orët e para të mëngjesit në 18 provinca, raporton agjensia Anadolu.

Shumica e njerëzve të ndaluar janë të huaj dhe 60 prej tyre po merren në pyetje në Ankara.

Police break down door in Adiyaman, south-eastern Turkey

Ky aksion ka nisur duke marrë shkak nga sulmi në një klub natë në Stamboll që mori jetën e 39 personave  dhe për këtë sulm ISIS ka marrë pëgjegjësinë.

Ditën e sotme u dyshua se 9 persona po planifikonin një sulm terrorist në Izmir.