Aktualitet

MAS shpall datat kur nis mësimi për Tiranën, Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Ka një urdhër për shkollat private

MAS shpall datat kur nis mësimi për Tiranën, Durrësin,

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur datat për nisjen e mësimit në zonat që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Në urdhrin e publikuar, që mban datën 4 dhjetor, MAS njofton se me datë 9 Dhjetor do rinisë procesi i mësimit në Tiranë, Vorë, Durrës, Krujë, Kurbin dhe Shijak.

Ndërkaq, për shkollat privat, është lëshuar urdhri që mësimi të nisë në datën po në 9 dhjetor, por vetëm pasi të jenë kryer inspektimet nga Insituti i Ndërtimit për Sigurinë e Godinave.

Dëmet në godina, shkaktuan pezullimin e mësimit në zonat e prekura.

Dokumenti i plotë si më poshtë./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/publikohet-urdhri-i-ministres-se-arsimit-per-te-gjitha-shkollat-private/