Aktualitet

Fevziu: Çfarë posti do i jepni në qeverinë tuaj Vjosa Osmanit? Albin Kurti përgjigjet pa e mbajtur sekret

Fevziu: Çfarë posti do i jepni në qeverinë tuaj Vjosa

'Ajo donte ishte kryeministrie e Kosovës. Tani duhet të flasim për planin B. Kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me Vjosa Osmanin. Ka qenë anëtare e komisionit të Jashtëm. Qëndrimet e saj për Serbinë përputhen plotësisht me VV. Para 6 vite e gjysëm ka votuar si unë, ka qenë kundër marrëveshjes Thaçi -Vuçiç. Qoftë si ministre e jashtme ose kryeparlamentare ajo do ta kryente shumë mirë'.

Pra Albin Kurti sapo zbuloi dy mundësitë. Vjosa Osmani ose do jetë kryetare Parlamenti ose ministre e Jashtme, por nga mënyra si e bëri përshkrimin zoti Kurti, ajo do jete më gjasë ministre e Jashtme.

Pjsë nga intervista: 

Fevziu: Ditë të ngarkuara por dhe në aspektin rajonal, Vucic dha interviste ku flet për marrëdhëniet me ju, dhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, pika me e nxehtë e raporteve tuaja, A ka pranuar LDK koalicion?

Kurti: në parim kanë pranuar që të kenë koalicion, do kemi neser një takim, unë dhe nenkryetari do kemi takim, nga LDK do jetë Vjosa Osmani dhe Mustafa. Nuk kemi zgjedhje tjetër, ishim opozitë të dyja, këtë gjë e deshi populli.

Fevziu: Është martesë e detyruar, për nga pikat e programit, a jeni dakordësuar që të kryesoni qeverinë?

Kurti: këtë e ka vendosur populli, neser nuk kemi pikë të diskutimeve.

Fevziu: në historinë e Kosovës ata që kanë fituar zgjedhjet nuk kanë drejtuar gjithmonë qeverinë.

Kurti: Kush del i pari fiton mandatin, kjo nuk diskutohet, e kemi në Kushtetutë

A është LDk gati? Kurti: Nuk kemi martesë dhe aq të vështirë...

Kurti: Ose vetëvendosja kryeson qeverinë ose zgjedhje të tjera, nuk jemi me LDK në martesë të vështirë. Kemi pasur një bashkëpunim të mirë, tani kurorëzimi qeveritar me verdiktin e pupullit atëherë me siguri se është gjëja e detyruar dhe racionale.

Fevizu: Edhe qeveria do ndahet sipas votave?

Kurti: Para se ta ndajmë qeverinë, do bashkohemi për programin dhe projektin tonë. Më pas me përgjegjësitë dhe Postet.

Fevziu: që ditën e parë folët, ftuan Osmanin të bashkoni, ju do pranoni Vjosa Osmanin apo do negocioni me Isa Mustafën?

Kurti: Nuk kam nevojë të përzgjedh se ata do jenë të dy aty, pra në këtë situatë besoj se kryetari Mustafa do jetë kryetari i LDK, në qeverisje do jemi me Osmanin.

Fevziu: LDK do ketë ministrat e vet, apo ju si kryeministër do vendosni veton: do e kontrolloni ju qeverinë apo bashkë me LDK?

Kurit: Nuk bëjmë ndarje klanesh do jemi bashkë aty, do vendosim kritere se kush do behet ministër, do punojmë më patriotizëm dhe ndërshmëri

Fevziu: Ka pasur që kanë ardhur pa akuza dhe kanë dalë me akuza

Kurti: Kur të shfaqen akuzat duhet të ikin.Nuk ka ndryhse, duam të formojmë shtetin e të drejtës. Duhet tja nisim nga vetja.

Fevziu: Pse Kurti mendoni ju që do tja arrijë? Pse mendoni se do jeni ndryshe?

Kurti: Të tjerët kanë pasur qëllime të gabuara, nuk kanë pasur synim për zhvillimin e vendit

Fevziu: Na garantoni ju?

Kurti: Na garanton përvoja e jeta politike

Fevziu: Nuk jeni hipotekuar ende ne nje model

Kurti: jam i pakorruptueshëm. Ne themi që peshku qelbet nga koka.

Fevziu: Ju nuk e kontrolloni gjyqësorin, si do e bëni sistemin?

Kurti: ne të keqen e kemi se kontrollohet gjyqësori, në Kosovë nuk ka pushtet të tretë./ Tiranapost.al.