Aktualitet

Marsi kalon te Bricjapi, ç'do të sjellë në shenjën tuaj të zodiakut

Nuk kaloi sot, por që në 17 mars. Marsi ka kaluar në shenjën e Bricjapit dhe ti duhet të dish menjëherë se ç`nënkupton kjo për shenjën tënde të zodiakut.

Dashi: Ka shumë mundësi të punosh për shumë gjëra paralelisht në zyrë, por edhe të përballesh me pengesa dhe tensione të vogla. Megjithatë, do t`i gëzohesh arritjes për të kapërcyer kufijtë dhe pengesat që po të lënë mbrapa.

Demi: Energjia dhe erosi bëhen papritur shumë të rëndësishme për ty. Nuk do të jetë e vështirë të argëtohesh, sepse do të kesh mundësitë dhe fuqitë e botës. Sidomos gjatë muajit prill.

Binjakët: Thuaji lamtumirë tensioneve të vjetra në çift. Do marrin fund angazhimet dhe përpjekjet që bënit për të kënaqur dikë.

Gaforrja: Shenja jote nga ky moment do të ketë më shumë dëshirë për të luftuar, për të imponuar veten për të mbrojtur besimet dhe do ta mbrojë fort gjithçka që do.

Luani: Mos u shqetëso nëse do jesh disi më pasiv dhe do i lësh mënjanë ca pasione. Do ta shijosh edhe këtë periudhë të rehatshme.

Virgjëresha: Yjet premtojnë për ty shumë energji të reja që mund t'i përdorësh për gjërat që të pëlqejnë, për situatat që ëndërron, ose për njerëzit që ke për zemër.

Peshorja: Lëvizja e Marsit përbën një sfidë të vogël për ju. Do mësosh të kontrollosh tensionet e brendshme (të cilat tashmë janë ndezur nga Saturni).

Akrepi: Do ta kesh më të lehtë të demonstrosh energjitë që ke. Do i tregosh të gjithëve se sa i këndshëm dhe komunikues je. Do jesh në gjendje të joshësh këdo që dëshiron.

Shigjetari: Më në fund nuk do jesh me nxitim. Do mundesh ta bësh gjithçka me qetësi. Do relaksohesh sa të duash.

Bricjapi: Marsi do të të japë energji të jashtëzakonshme. Mos u shqetëso, sepse Saturni do të të ndihmojë ta bësh gjithçka në mënyrë inteligjente, me një logjikë solide.

Ujori: Marsi ka vendosur të të japë një pushim dymujor që do të të mbrojë nga tensionet e punës dhe nga njerëzit që gjithmonë të kërkojnë diçka. Relaksohu dhe gjej kohën për t'iu përkushtuar vetes, gjërave të reja dhe të ndryshme.

Peshqit: Antipatia e Marsit do zhduket dhe ai do bëhet aleati yt. Do ndjesh më pak stres në zyrë ose me miqtë, madje mund të marrësh edhe ca para më tepër./F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Cosmopolitan

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]