Aktualitet

Marrin nënshtetësinë amerikane prindërit e Melania Trumpit

Marrin nënshtetësinë amerikane prindërit e Melania Trumpit

Mediat amerikanë bëjnë të ditur se më në fund kanë marrë nënshtetësinë amerikane prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump, Viktor dhe Amalija Knavs.

Sipas avokatit të tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut. Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Babai i Melania Trump, Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa mamaja e saj Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump. Amalija është 73 vjeç.

Kur filloi punën si modele Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss. Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me zotin Trump dy vjet më vonë.

Ky pos u realizua nga E.B. Lajmi i referohet medieve amerikane. Copyright Tiranapost.al.