• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Marrëveshje Rama–Basha? Milo: Nëse ndodh, do të jetë fatkeqësia politike e radhës


    Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi.

    I pyetur në “Open” në TCH nëse duhet të ketë një takim Rama-Basha ai tha se nëse ndodh, kjo do të jetë fatkeqësia e radhës politike.

    “Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, u shpreh Paskal Milo. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]