• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Marrëveshje Rama-Basha? Majko: Politika është matematikë, nuk votohet as me pjeshkë, as me ngjala


    Në Kuvend, deputetë të opozitës parlamentare si Ralf Gjoni folën për një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës dhe për Pandeli Majkon kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por sido të jetë rezultati i kësaj, kostot dhe vlerat; do i fitojmë ne! Iu drejtua opozitës së re duke i kërkuar të mos merret me batuta dhe se vota e tyre ka mundësi të bëjë historinë.

    Fjala e Majkos në Kuvend: 

    Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë. Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetëror për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

    Për sa i takon marrëveshjes, në fund fare kjo është një histori që na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë, do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj, pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger apo me çfarëtë doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme./ Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690