Aktualitet

A mund të jetë data 25 shtator kurorëzim i marrëveshjes me opozitën brenda dhe jashtë parlamentit?

A mund të jetë data 25 shtator kurorëzim i marrëveshjes me

Sot OSBE ka thirrur në tryezë të përbashkët, maxhorancën, opozitnë parlamentare dhe atë jashtë parlamentit për të diskutuar një nga reformat më të rëndësishme, që të paktën siç janë shprehur palët politike janë dakord që ka nevojë për ndryshim. Mësohet nga mediat televizive se ftesa u është dorëzuar edhe përfaqësuesve të PD-së jashtë parlamentit.

Duket se OSBE do mundësojë uljen e palëve për dialog që mund të fillojë nga reforma zgjedhore.

Gazetarët e pyetën pak më herët Bashën për ftesën e OSBE për reformën zgjedhore me 25 shtator, dhe Basha u përgjigj vetëm më një fjali: Nuk ka ardhur ende ftesa, do ta diskutojmë. Kriza të tilla nuk zgjidhen me tryeza.

Kujtojmë se bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga maxhoranca, Damian Gjiknuri ka ftuar edhe përfaqësues të opozitës jashtë parlamentit që të marrin pjesë në diskutimet për ndryshime. Nuk dihet nëse PD do të pranojë si përfundim, ndonëse ka bërë shpesh thirrje për ndryshim të sisitemit për zgjedhje të lira e të ndershme. / Tiranapost.al. E.B