• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Marrëveshja u arrit, por ç’do ndodhë tani me Reformën Zgjedhore? Kryetari Gjiknuri jep detajet


    Arritja e marrëveshjes mes opozitës dhe maxhorancës për reformën zgjedhore që duhet të miratohet brenda muajit mars të këtij viti, u përshëndet nga ndërkombëtarët të cilët nxitën vijimin e bashkëpunimit për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Pati dhe kritika nga ata që nga jashtë komentuan këtë marrëveshje, që e quajtën një marrëveshje të fshehtë në dobi të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

    Por çfarë do të thotë kjo marrëveshje me çfarë do ndodhë më pas? Kryetari i Reformës Zgjedhore nga PS, Damian Gjiknuri ka treguar hapat që do të ndiqen deri në miratimin e plotë të saj.

    Me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku shihet teksa bisedon me përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashin, përfaqësuesin e LSI-së Petrit Vasili dhe Rudina Hajdarin si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës, Gjiknuri jep detaje:

    KUADRI I BASHKËPUNIMIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE

    1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare në Kuvend

    2. Këshilli mblidhet Brenda muajit Janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të reformës zgjedhore si më poshte:

    – Një përfaqësi politike (2 persona) nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij.

    – Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore”, përfshirë dhe planin e punës të miratuar me consensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me consensus me qëllim arritjen e standardeve ndërkombëtare. – Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me consensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendimi dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

    – Për të ndihmuar në këtë proces, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dhe dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit politik dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt0propozimeve përkatëse.

    – Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas dokumentit.

    – Palët angazhohen që reformat ë përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020.
    Tiranë, 14/01/2020./ Tiranapost.al. 

    View this post on Instagram

    KUADRI I BASHKËPUNIMIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE 1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare në Kuvend 2. Këshilli mblidhet Brenda muajit Janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të reformës zgjedhore si më poshte: – Një përfaqësi politike (2 persona) nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij. – Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore”, përfshirë dhe planin e punës të miratuar me consensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me consensus me qëllim arritjen e standardeve ndërkombëtare. – Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me consensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendimi dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. – Për të ndihmuar në këtë proces, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dhe dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit politik dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt0propozimeve përkatëse. – Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas dokumentit. – Palët angazhohen që reformat ë përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020. Tiranë, 14/01/2020

    A post shared by Damian Gjiknuri (@gjiknuri.damian) on

    Marrëveshja për Zgjedhoren, Ambasada amerikane: Të ecet me këtë frymë aktuale bashkëpunimi

    Pakti politik/ Jozefina Topalli e komenton si ‘marrëveshje’ të fshehtë Rama-Basha

    Zgjedhorja/ Patozi thumbon opozitën: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

    Kryeministri Rama reagon për marrëveshjen me opozitën

    Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Soreca: Arritje për stabilitetin politik dhe integrimin

    Reforma Zgjedhore/ Arrihet marrëveshja me opozitën

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post