Aktualitet

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Soreca: Arritje për stabilitetin politik dhe integrimin

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Soreca: Arritje për

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, reagon lidhur me marrëveshjen për reformën zgjedhore mes opozitës dhe mazhorancës, duke e cilësuar atë një arritje të rëndësishme për stabilitetin politik të vendit dhe integrimin drejt BE-së.

Postimi i plotë në Twitter:

Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ecur përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE. Besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane.

Dy negociatorët e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, zhvilluan sot një takim me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/reforma-zgjedhore-perfundon-takimi-qe-uli-ne-tryeze-opoziten/