• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Marrëveshja mes Frontex dhe Shqipërisë për flukset migratore, BE: Kontribut për sigurinë


    Esencë editori/ Në reagimin e delegacionit të BE në vendin tonë theksohet se “Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave”.

    Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Frontex për menaxhimin e flukseve migratore. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, delegacioni thekson se kjo marrëveshje jep kontribut për sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

    “Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet 🇦🇱 dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare @Frontex 🇪🇺 në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të #BallkanitPerëndimor. Menaxhimi i kufijve 🇦🇱mbetet kompetencë e autoriteteve 🇦🇱.Agjencia u ofron vetëm ndihmë&mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë🇦🇱 ashtu dhe të BE-së🇪🇺 që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”, thekson delegacioni i BE në Shqipëri.

    Marrëveshja e miratuar një ditë më parë fokusohet në luftën kunër emigracionit të paligjshëm, dhe ngre në një stad më të lartë bashkëpunimin e strukturave të kufirit dhe emigracionit, me Rojën Bregdetare dhe atë të Kufirit Europian. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690