• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Marrëveshja me SHBA, helikopterë “Black Hawk” për Forcën Ajrore shqiptare


    Shqipëria ka firmosur një marrëveshje me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe me qeverinë amerikane për të modernizuar flotën ajrore. Tashmë Forcat Ajrore Shqiptare do të pajisen me helikopterë të rinj “Black Hawk”.

    “Falë kësaj mbështetjeje të jashtëzakonshme të aleatit tonë strategjik, do të rritet edhe gatishmëria dhe operacionaliteti i Forcës tonë Ajrore”, shkruan ministrja Xhaçka.

    Garda kombëtare e New Jersey-it do të bëjë gjithashtu trajnimim e pilotëve dhe teknikëve tanë si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e helikopterëve.

    Gjatë qëndrimit në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale./Tiranapost/A.C