Lajme nga Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi për kufijtë: Zbulohet data kur do të nënshkruhet

Marrëveshja Kosovë-Serbi për kufijtë: Zbulohet data kur do

Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkë më 12 qershor.

Data është publikuar nga gazeta gjermane  “Frankfurter Rundschau”, e cila ka informacione se dy shtetet kanë arritur një marrëveshje, por në qershor do të bëhet e mundur nënshkrimi i saj në Uashington.

“Lajm i ri rreth marrëveshjes Thaçi- Vuçiç. Media gjermane shkruan: Marrëveshja për ndryshime kufijsh mes Kosovës e Serbisë është përfunduar tashmë. Marrëveshja do të nënshkruhet në Uashington në datën 12 qershor dhe 6 muaj do të zgjasë implementimi i saj”, shkruan në një postim në “Facebook” publicisti Xhevat Rexhaj./ Tiranapost.al