Kosova

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Ish presidenti serb nuk është fare optimist madje flet për konflikt të ri

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Ish presidenti serb nuk është fare

Në një intervistë të publikuar në Blic.rs, ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka thënë se nuk ndihet optimist për marrëveshjen Kosovë Serbi, që sipas tij favorizon njërën palë dhe jo palën tjetër.

Image result for Boris Tadiç‘Nëse problemi i Kosovës do të zgjidhej në atë mënyrë që njëra palë do të fitonte gjithçka dhe pala tjetër do të humbte gjithçka, me shumë mundësi do të lindë një konflikt i ri’, tha Tadiç i cili shtoi se të gjitha zgjidhjet e tjera, në një situatë ku njëra palë merr gjithçka dhe pala tjetër humb, nuk sjell asgjë më shumë sesa një konflikt të ri në të ardhmen.

“Është e vështirë të llogaritet se cili opsion është më i keq. Nuk jam dakord me ata që mendojnë që duhet të vazhdohet konflikti i ngrirë, e as me ata që besojnë që duhet hequr dorë nga Kosova sa më parë të jetë e mundur, pasi asnjë prej tyre nuk i kuptojnë implikimet e qasjeve të tilla. Të ashtuquajturit zëra modernistë të cilët thonë se duhet të tërhiqemi nga Kosova sepse konsiderojnë se tashmë ajo pjesë është e humbur, e pengon zhvillimin tonë të mëtejshëm ekonomik, pasi një vend që heq dorë aq lehtë nga pjesë të territorit të saj i dërgon sinjale të tjera se është në gjendje ta bëjë këtë edhe me pjesët e saj të tjera, dhe do të jepte një mesazh për investitorët se është një vend i paqëndrueshëm”.

E duke vijuar më tej Tadiç tha se faji për situatën aktuale është edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pasi sipas Tediç, partia e tij ka bërë veprime që vetëm e kanë tensionuar situatën dhe nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e problemit të Republikën e Kosovës. E ndërkohë që Vuçiç thotë se situata me Kosovën i atribuohet qeverisjes paraprake./ Artikulli i marrë nga Blic.rs/ Tiranapost.al. E.B