Politikë

Marku: Qeveria e Berishës, konsensus me trafikantët për të mbjellë hashash në Lazarat

Marku: Qeveria e Berishës, konsensus me trafikantët për të

Në debatin në “Tonight Ilva Tare”, analisti Mark Marku zbuloi se ka patur konsensus të shtetit me kultivuesit e kanabisit për të mbjellë këtë bimë në zonën e Lazaratit. Marku tha gjithashtu se e njëjta gjë po ndodh edhe tani, ku shteti ka konsensus për të mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis.

Marku: Lazarati është krijuar me një konsensus dhe gjithë Shqipëria u bë Lazarat me një konsensus policie. Ka patur një marrëveshje mes qeverisë së PD dhe asaj zone që të kultivohej kanabisi. Po ta them unë, po akuzoj qeverinë e djathtë. Ashtu sikurse po ta them tani që ka një bashkëpunim të qeverisë për ta shndërruar gjithë Shqipërinë në Lazarat. Kjo nuk mund të bëhet që të mbillen bimë të tilla aq të mëdha, aq të dukshme me parcela aq të shumta me një sistem infrastrukture të transportit, të shpërndarjes, në det, në tokë, me aeroporte, si mund të bëhet pa bashkëpunimin e policisë? Kjo është qesharake.