Botë Te gjitha Tech

Mark Zuckerberg i treti!


Marck Zuckerberg është tashmë zyrtarisht njeriu i tretë më i pasur në botë. Kështu ai renditet pas Bill Gates. Sigurisht që vendin e parë e zë Jeff Bezos.

Zuckerberk tashmë ka një pasuri prej 81.6 bilionë dollarë. Zuckerberg ka zënë vendin e Warren Buffett, me 373 milionë dollarë më shumë.

Warren Buffett

Ky ndryshim ka ndodhur të premten, pasi aksionet e Facebook u ngjitën me plot 2.4%, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg. Kjo është hera e parë në histori, që të tre njerëzit më të pasur të botës e kanë bërë pasurinë e tyre në sektorin e teknologjisë.

Tani në vend të parë është Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, në vend të dytë Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe tashmë në vend të tretë themeluesi i Facebook.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe përshtatur nga Bussines Insider nga Eneida Daci.