• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Mark Zuckerberg është njeriu më i rrezikshëm në botë dhe profesori i New York-ut e di mirë pse e thotë


    Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg e ka një plan dhe sipas profesorit të njohur të Universitetit të New Yorkut, Scott Galloëay nuk është aspak plan i mirë, në fakt e bën të jetë një nga njerëzit më të rrezikshëm në botë.  Facebook po planifikon të integrojë të gjitha shërbimet e mesazheve që zotëron, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger, kështu që të gjitha do futen në po të njëjtin sistem teknik.

    Sipas profesorit Galloway thjesht ideja se nje njeri i vetëm që zotëron botën online të vendosë algoritmet në shtylla të koduara me të dhëna bazike nga katër anët të 2.7 miliardë njerëzve në botë është thjesht e frikshme. Por për çfarë mund ti përdorë këto të dhëna? Shumica dihen, ka pasur akuza për manipulime, ndikime në zgjedhje, propagandë dhe orientime drejt reklamave.

    A jemi më të sigurt Online? Profesori thotë me bindje që Jo, por deri kur mund të arrijë Mark? Kjo e bën të rrezikshëm. / CNBC/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690