• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Mark Zuckerberg bëhet për ujë të ftohtë! Tre shtete nisin hetimet për Facebook


    Në një ditë të vetme, tre shtete kanë nisur zyrtarisht hetimet ndaj Facebook dhe arsyet nuk janë të panjohura për ne. Hetimet kanë nisur një ditë më parë, dhe bëhet fjalë për paditë nga Amerika, Kanadaja dhe Irlanda.

    Të gjitha hetimet lidhet me çështjen e privatësisë së përdoruesve. Irlanda pretendon se janë ekspozuar emailet e përdoruesve të rrjetit social, Kanadaja për mënyrën se si po ruhen të dhënat private e ndërsa Amerika po heton rastet e marrjes së kontakteve të përdoruesve në rrjetin social në mënyrë të pa autorizuar.

    Kujtojmë se vetë zyrtarë të Facebook kanë thënë se duhet të punojnë më shumë për ruajtjen e të dhënave dhe sigurisë së përdoruesve. Rrjeti social u përfshi në një skandal vitin e kaluar, ku thuhet se të dhënat personale të mbi 80 milion përdoruesve në gjithë botën u ekspozuan për llogari të një kompanie të quajtur Cambridge Analytica dhe qëllimi ishte për ndikim në zgjedhje, kryesisht ato amerikane, ndonëse u tha se u përdorën për të orientuar kompani të ndryshme që reklamat ti shfaqnin tek përdorues në bazë të kërkesave dhe interesave të tyre.

    Vetë Zuckerberg nuk ka reaguar ende, edhe pse në intervista të shumta pranon se kur e ka themeluar gjigantin social nuk e ka menduar se do të ndodhnin të tilla probleme. Linku origjinal këtu. / Tiranapost.al. E.B

    mark_zuckerberg