Tech

Mark ka gjasa të dalë i pastër nga skandali. Arsyeja ka të bëjë me paditurinë e senatorëve

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg kishte seancën e dytë të dëshmisë në Kongres dhe u përball me pyetje akoma më të vështira në lidhje me aftësinë e gjigantit teknologjik për ruajtjen e privatësisë. Gjatë pesë orësh dëshmi, sipërmarrësi miliarder zbuloi se informacioni i tij personal ishte ndër ato që iu ‘dorëzuan’ kompanisë së konsultimit politik për fushata, Cambridge Analytica, i cili ka vjedhur të dhënat e deri në 87 milionë përdoruesve të Facebook pa lejen e tyre. Kongresmenia Demokrate Anna Eshoo, e pyeti Zuckerberg-un nëse të dhënat e tij ishin "të përfshira në të dhënat e shitura palëve të treta me qëllim të keq". Pas një hezitim të shkurtër, CEO i Facebook u përgjigj: "Po" Eshoo i quajti opsionet e Facebook-ut rreth privatësisë një "fushë të minuar" dhe e pyeti Zuckerbergun: "A jeni gati të ndryshoni modelin e biznesit për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve?" Zuckerberg, 33 vjeç, dha një si shumë nga përgjigjet e tij të paqarta: "Zonjë e Kongresit, nuk jam i sigurt dhe nuk ju kuptoj se çfarë doni të thoni."

I pyetur nëse do padiste Cambridge Analytica, Mark tha se po merrte një konsideratë veprimin ligjr teksa shtoi: Kemi gjetur se ekziston një program i tërë i lidhur me universitetin e Cambridge, ka pasur një numër studiuesish që ndërtuan aplikacione të ngjashme. Duhet të kuptojmë nëse ka diçka komprometuese tek kompania. Nëse po do ketë masa të forta nga ne”.  Me sa duket Mark iu referua qendrës ‘psikometrike’ të Universitetit të Cambridge, për të cilin raportet e medias kanë sugjeruar  se janë studiuar sjelljet e njerëzve, dhe janë vlerësuar psikologjikisht në bazë të postimeve dhe fotove, edhe pse universiteti  e mohon.  Zyrtarë të Universitetit thanë se ishin habitur nga fakti se Mark tani e mori vesh për punën në fushën e psiko-grafikës. “Studiesit tanë kanë botuar studime të tilla që nga viti 2013 në revista shkencore, dhe këto studime janë raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare”. Sipas The Guardian Mark po del nga kjo histori i pa dëmtuar pasi senatorët janë në moshën e mesme dhe shpesh me pyetjet e tyre shfaqin mungesën e informacionit ndaj teknologjisë./ Tiranapost.al E.B

https://youtu.be/Gez8PY8FSXQ

http://www.tiranapost.al/mark-zuckerberg-kerkon-falje-une-e-krijova-facebook-un-dhe-ja-cfare-nuk-do-lejoj-me/