Aktualitet

Marina bën Klan e Top Channel bashkë

Larg çdo konkurrence të hapur apo të fshehur sonte janë lënë mënjanë të gjitha dhe ja ku i kemi të gjithë në një vend edhe pse jo në të njëjtat tryeza, Klan e Top Channel bashkë, të ftuar në dasmën e çiftit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Marina po martohet ndërkohë që ka lënë punën disavjeçare në Top Channel dhe sapo ka futur këmbët në Klan, ku ende nuk ëhstë marrë vesh me saktësi se çfarë program do të drejtojë. Sot i ka të ftuar të dy palët. Edhe ata që ka lënë edhe ata që ka gjetur. Mes shumë të ftuarve të zënë sytë Vjollca Hoxhën, Aleksandër Frangajn, i shoqëruar nga bashkëshortja, i ulur në të njëjtën tavolinë me biznesmenin Samir Mane dhe bashkëshorten. Ndërkaq më aktivë të ftuarit e tjerë Ardit Gjebrea, Ledion Liço dhe Sara Hoxha, Lori Hoxha dhe zv, drejtori i Top Channel, Erion Ylli. Largimi i Marinës duket se ka qenë i qetë dhe i mirëpritur.

frangaj

ardit gjebrea

Ledion lico