Kryesore My Tirana Te gjitha

Maratona e Tiranës/ Rrugët e bllokuara dhe si mund të lëvizni


Maratona këtë herë, ndryshe nga një vit më parë, do të jetë krejtësisht urbane. Që do të thotë se do të përshkruajë rrugët kryesore të kryeqytetit. Pra do të jetë një “city maratone”. Edhe moti sot është në favor.

Sot do të zhvillohet Maratona e Tiranës. Ne po ju tregojmë rrugët që do të bllokohen dhe çfarë duhet të keni parasysh. Janë disa informacione që gjithsecilit prej nesh, qofshim apo jo pjesëmarrës në Maratonë, do të na hyjnë në punë. Edhe moti është në favor. Temperaturat sot do të variojnë nga 12 deri në 27 gradë celcius, dhe dita do të jetë me diell.

Por maratona këtë herë, ndryshe nga vjet do të jetë krejtësisht urbane. Që do të thotë se do të përshkruajë rrugët kryesore të kryeqytetit. Pra do të jetë një “city maratone”.

Në këtë event do të marrin pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës.

Për mbarëvajtjen e saj janë marrë një serë masash nga Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit. Kështu përveç kufizimit të qarkullimit të automjeteve, në rrugë do të ndalohet edhe parkimi i tyre.

Zbatimi i masave të Bashkisë nis që mbrëmjen e sotme në orën 00:00 e deri në orën 14:00 të së dielës (15 tetor). Më pas çdo gjë do t’i rikthehet normalitetit.

Harta e Maratones se Tiranes
Harta e Maratonës.

Rrugët që do të bllokohen janë:

  • Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
  • Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.

Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.
Foto nga përgatitjet para Maratonës.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

  • Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
  • Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
  • Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
  • Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
  • Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.
Kryqëzimi i 21 Dhjetorit

Po ju themi edhe disa gjëra të tjera interesante:

Kjo maratonë është një mundësi shumë e mirë për promovimin e qytetit dhe ekonominë e tij. Çdo shtrat hoteli është i rezervuar në Tiranë këto ditë.

Për herë të parë 660 vullnetarë do të jenë në terren, të gjithë që dinë ose anglisht, italisht, gjermanisht apo spanjisht e frëngjisht. Pra do të kenë mundësi që të komunikojnë me sa më shumë prej turistëve dhe atyre që vizitojnë Tiranën në ditët e maratonës. Vullnetarët tanë janë trajnuar dhe janë shumë të mprehtë për të parë nëse një nga atletët ka nevojë.

Po ashtu edhe zjarrfikëset do të jenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për ndonjë incident të mundshëm./ E.D/ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Veliaj ne takimin per Maratonen e Tiranes (1)
Veliaj në takimin e zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak me drejtuesit e institucioneve që po merren me organizimin e Maratonës së Tiranës.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *