• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle My Tirana Të gjitha

    Maratona dhe eventi për të fiksuarit pas makinave/ Çfarë të bësh këtë fundjavë: 11-13 tetor


    Maratona e Tiranës 2019 (13 tetor, 09:00 – 15:00)

    Maratona e Tiranës rikthehet me datë 13 Tetor 2019 në edicionin e saj të 4-të. Me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës, ky event mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm.

    Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

    Ju ftojmë të bashkoheni në këtë event të madh sportiv duke provuar veten apo edhe duke garuar në grup.

    FORMO EKIPIN TËND, VRAPO NË GRUP, VRAPO ME RITMIN E QYTETIT!

    Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Maratonës së Tiranës: www.tiranamarathon.com

    Festivali Kulturor & Çmimet “Dritëro” Junior (13 tetor, 10:00 – 20:00)

    Expocity Albania

    Festivali Letrar & Kulturor

    Çmimet Kombëtare “Dritëro”, për letrarët e rinj

    Konkursi “Psalmi i ri për Tokën”

    Teatër “Sot tetë ditë” (10-13 tetor, 19:00 – 20:30)

    Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana

    Një djalë dhe një vajzë të dashuruar janë në mes të një dileme. A duhet të fitojë dashuria e tyre për njëri-tjetrin, apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre? Po sikur dashuria dhe mblesëria ta kishin syrin në të njëjtin vend? Një komedi keqkuptimesh e sqarimesh.

    Regjia: Elona Hyseni

    Interpretojnë: Alba Shtembari, Erin Kujofsa, Ermir Hoxhaj, Ermir Jonka, Iris Karaxha, Klea Konomi, Paola Xhafa, Xhino Musollari

    Muzika: Elgit Doda

    Nga e enjtja në të diel, data 10,11,12,13 Tetor.

    Festivali International Jazz Festival – Viii Edition (8 – 12 tetor, 08:00 – 12:00)

    Liceu Artistik “Jordan Misja”

    Shoqata Syri Blu për të tetin vit rradhazi i ofron Tiranës Festivalin ndërkombëtar “Jazz in Abania”.

    Pesë ditë festive me muzikë jazz nga tetë grupe profesionistesh të jazzit të cilët vijnë nga Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia, Izraeli, Turqia , Japonia ,Amerika. Larmishmëri stilesh edhe individualitetesh artistike do të prezantohen dhe në këtë edicion të Festivalit të Jazz-it në Tiranë i cili do të ketë rezidencën e tij, në sallën e koncerteve Tonin Harapi, tek Liceu Artistik dhe në sallën Blax Box të Universitetit të Arteve nga dt 08-12 Tetor. Jazz kualitativ, workshope, por edhe shumë surpriza të tjera do të shoqërojnë publikun e Tiranës, artëdashësit e jazzit dhe muzikantët, si argëtim por dhe si një shkëmbim mjaft i vyer eksperiencash.

    Tirana Photo Festival (8 – 15 tetor, 09:00 – 18:00)

    Muzeu Historik Kombëtar

    Tirana Photo Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania. Tirana Photo Festival 2019 është edicioni i dytë i festivalit më të madh fotografik në Shqipëri. Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour si dhe të angazhojë sa më shumë artistë të rinj.

    Ekspozitë Edicioni I 4rt, Tirana Auto Sallon 2019 (10 – 13 tetor, 09:00 – 21:00)

    Expocity Albania

    Expocity Albania organizon Edicionin e 4-të, të eventit Tirana Auto Sallon 2019 & Automotive Forum, në datat 10-13 Tetor.

    Tirana Auto Sallon 2019 do të kthehet në një platformë ideale për promovimin e sektorit të autove, lançimit të modeleve të reja, inovacionit të sektorit (përfshirë dizajnet dhe parametrat e modeleve më të fundit të makinave, teknologjitë moderne të aplikacioneve dhe të aksesorëve, etj.), si edhe risive dhe tendencave të fundit.

    Organizimit nuk do t’i mungojë edhe Automotive Forum, të me fokus ndërgjegjësimin rreth zhvillimeve më të fundit, problematikave të sektorit, si dhe ndryshimeve që duhet të ndodhin për t’i dhënë shtysë një zhvillimi të mëtejshëm.

    Metrofestë 3 (3 – 27 tetor, 20:15)

    Teatri Metropol

    Miq të teatrit Metropol, nga data 3-27 Tetor kemi kënaqësinë t’ju paraqesim e mirëpresim në edicionin e tretë të METROFEST, festivali i teatrit, dedikuar veprës shqiptare të arkivit. Këtë edicion ja kemi kushtuar tërësisht komedisë, me katër vepra shqiptare që vijnë në skenë për herë të parë.

    Shfaqje cirku (21 shtator – 24 nëntor, 11:00 – 12:30)

    Cirku Kombëtar – Rruga Dedë Gjo Luli

    Cirku Kombëtar Shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-1935, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik”. Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur  fuqishëm nga shikuesit.

    Filmat: 

    Hustlers 

    SEDËR

    A SHAUN THE SHEEP MOVIE: FARMAGEDDON

    RAMBO: LAST BLOOD

    JOKER

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]