Politikë

Maqedonia/ "Vota e mbrëmshme, qoftë bekim për përfundimin e procesit"

Maqedonia/ "Vota e mbrëmshme, qoftë bekim për

"Vota e mbrëmshme qoftë bekim për përfundimin e procesit, jo vetëm të ndryshimit të emrit, por dhe konsolidimit të së ardhmes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është një hap i madh drejt rrugës së anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimit në rajon", shkruan Majlinda bregu në Twitter në urimin e saj për votimin e mbrëmshëm në parlamentin maqedonas.

Politika shqiptare ka uruar Maqedoninë pas votimit për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik./ Copyright Tiranapost.al

https://twitter.com/MajlindaBregu/status/1053581336706011136

http://www.tiranapost.al/nje-shprehje-te-nelson-madeles-shkruan-ne-twitter-ministri-bushati-per-maqedonine/