• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Maqedonia nënshkruan Protokollin për anëtarësimin në NATO, Gruevski “uron” nga azili


    Ndonëse në azil, ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski nuk ka ngurruar të reagojë fill pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

    Përmes një postimi në Facebook, Gruevski në mënyrë ironike ka uruar Maqedoninë, duke theksuar se pas situatës së sapokrijuar është koha për një strategji të re nacionale.

    Reagimi i Gruevskit:
    Paradigmë e re për emrin. Uroj nënshkrimin e sotëm të Protokollit për NATO. Koha për strategji të re nacionale pas situatës së sapokrijuar me emrin.

    Paradigma e deritanishme për arritjen e një kompromisi dështoi. Emërimi i qeverisë marionetë e rrënoi konceptin përmes të cilit kërkohej marrëveshje korrekte, fer dhe e pranueshme.

    1. Situata e sapokrijuar
    Paradigma e deritanishme për arritjen e një kompromisi të arsyeshëm me Greqinë është rrënuar. Emërimi i një qeverie marionete në Republikën e Maqedonisë shkatërroi konceptin që kërkonte ndershmëri, një marrëveshje të drejtë dhe një kompromis të arsyeshëm. Maqedonia gjatë bisedimeve për ermin hoqi dorë nga pothuajse gjithçka ndërsa Greqia fitoi gjithçka. Pas kësaj situate të sapokrijuar, nevojitet një paradigmë e re për emrin dhe identitetin. Kjo paradigmë do të jetë baza mbi të cilën, pas largimit të qeverisë marionet, qeveria e re dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të duhet të bëjnë një doktrinë të re. /Tiranapost.al/