Aktualitet

Maqedoni, VMRO-DPMNE: Do plasë revoltë e madhe nëse s'bëhen zgjedhjet

Zgjedhjet janë debati më i mirë që Zoran Zaev mund të bëjë për Platformën e Tiranës dhe elementet e tij, kështu shkruan njoftimi për shtyp i dtës së sotme nga VMRO-DPMNE.

Partia shprehet se revolta do të rritet dhe çdo ditë dhe qindra qytetarë do të shprehin zemërimin e tyre nga "sjelljet servile penale të Zaevit”, shkruan Meta news agency.

VMRO-DPMNE paralajmëron se duhet të bëhen zgjedhje të reja të nevojshme, përndryshe do të plasë revoltë tek njerëzit.

"Platforma e Tiranës është anti-kushtetuese dhe pranimi i saj shtyn Maqedoninë në procesin e federalizimit. Kjo platformë ka një qëllim për të shkatërruar Maqedoninë. Natyrisht, heshtja nga LSDM-së dhe mungesa e refuzimit tregon se ata e kanë pranuar atë plotësisht. Qytetarët janë të shqetësuar dhe ata kanë të drejtë të shprehin revoltën e tyre të fortë ", thotë njoftimi për shtyp e VMRO-DPMNE-së.

"Nëse ai mendon se kjo platformë duhet të pranohet dhe të realizohet, e cila shkon thellë në karakterin Unitarian të shtetit, le ta paraqesë atë si një program zgjedhor, në mënyrë që qytetarët të mund të shprehin qartë mendimin e tyre në lidhje me të dhe politikanët që janë propozuar " tha VMRO-DPMNE.

zORAN