SPORT

Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje

Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje për Bayern Munich dhe portieri i Gjermanisë është pranë rikthimit që do t’i japë mundësinë të jetë i gatshëm për të luajtur në Kupën e Botës. Portieri ka nisur të punojë me topin gjatë stërvitjes të së premtes. Ai nuk ka luajtur që nga muaji shtator.

Klubi i Bayern Munich ka postuar fotografitë e Neuer duke u stërvitur me topin, palexho dhe driblime konesh, për numrin 1 që tanimë nuk ka asnjë shqetësim fizik dhe ka nisur riaftësimin. Ai do të ndjekë për tre javët e ardhshme një program special, por ashtu si e ka konfirmuar edhe Jupp Heynckes, duke nisur nga java e ardhshme do të nisë të stërvitet me grupin e lojtarëve të Bayern.

Ndeshja e fundit e Neuer ka qenë fitorja 4-0 kundër Mainz në 16 shtator dhe që atëherë në vend të tij ka luajtur Sven Ulreich. Neuer, kampion i botës në vitin 2014, pritet të jetë kapiteni i Gjermanisë në Kupën e Botës 2018.

Gjermania do të jetë në grup me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. Pritet që Neuer ët luajë në ndeshjen e fundit të Bundesliga dhe ndoshta në finalen e Champions League, nëse Bayern eliminon Real në gjysmëfinale. /XH.K