Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Showbiz Te gjitha TIP top

Manjola Nallbani, shfaqja fashion e Këngës Magjike


Të parat që përqafojnë trendet e reja janë blogeret, stilistet, editoret e modës dhe influencueset (jo gjithmonë). Këtë herë ka qenë Manjola Nallbani që është prezantuar tek juria e “Këngës Magjike” me një kostum satin, me pantallona “flared”, xhep të madh dhe rrip të plotë. Duket shumë me stil në mënyrën e kombinimit me stiletto, varësen blu e cila harmonizohet me filetot e kostumit. Ua ka kaluar dhe blogereve me zgjedhjen e saj, e cila duket “effortless”, ose pa u stërmunduar për të rënë në sy. Kostumi nuk është ai i zakonshmi me të cilin jemi mësuar ta shohim. Bëhet fjalë për atë satin, dizenjuar dhe bërë hit që në 2014-ën i cili vazhdon të jetë i preferuari i vajzave të modës. Ngjan me pizhamet, por është  punuar në copë më të plotë që s’mban rrudhë. Nuanca që ka zgjedhur pastaj është në harmoni me tiparet dhe lëkurën.

(Foto nga Instagram)

Kostumi me pantallona nuk ka qenë gjithnjë i lejuar të vishej nga zonjat, sidomos për evente formale. Deri në 1964-ën, vishej xhaketë me fund, bolero me fustan, ose xhaketë dhe këmishë në të njëjtën copë. Pantallonat i vishnin vetëm kur dilnin për piknik, në park ditën e diel për të lexuar apo nëpër shtëpi. Ishte André Courrèges ai që prezantoi kostumin për zonja me pantallona slim dhe minimaliste për përditshmëri dhe darkë. E më pas Yves Saint Laurent krijoi tuxedon edhe për zonja. Duke marrë detaje nga dizajni mashkullor, ai e riprezantoi në një formë krejt unike.

(1983, Yves Saint Laurent. Foto nga Pinterest)
(Foto nga Instagram)