Aktualitet

Manifestime edhe në Serbi, në Beograd protestohet kundër dhunës së qeverisë

Manifestime edhe në Serbi, në Beograd protestohet kundër

Beogradi është përfshirë nga protestat, teksa të shtunën në mbrëmje mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në një manifestim kundër dhunës politike. Kjo protestë vjen në një moment kur edhe tensionet me Kosovën janë shtuar, ndërsa manifestuesit kërkonin që qeveria të ishte më transparente lidhur me politikat e saj ndaj Kosovës dhe Bosnjes. “Jo me këmisha të përgjakura” ishin parullat që mbanin në duar serbët, në një manifestim ku lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe presidentit Vucic. Protesta mbështetej nga opozita serbe, e cila ka denoncuar dhunën e pushtetit ndaj shumë eksponentëve që flasin kundër politikave qeveritare./Tiranapost.al