SPORT

Mandzukic i mbyll derën ekipit spanjoll, ja dëshirat e kroatit

Mandzukic i mbyll derën ekipit spanjoll, ja dëshirat e kroatit

Mario Mandzukic duhet të gjej një skuadër të re në merkaton e janarit.

Sulmuesi i Juventusit ka humbur besimin e trajnerit, Mauricio Sarri. Kroati është në "lupën" e disa skudrave kryesore në kontinentin Evropian. Pas Milanit, Man United së fundmi në garë për 32-vjeçarin ka hyrë edhe Sevilla.

Një skuadër simpatike vitet e fundit në arenën e futbollit Evropian. Megjithatë, kjo ide nuk e tundon nënkampionin e botës i cili nëse nuk transferohet në Angli, pretendon të rikthehet në Bundesliga. Në këtë kampionat ku edhe shkëlqeu me skuadrat e Wolsburgut dhe Bayern Munchin./XH.K