SPORT

Manchester United përgatitet për merkato të bujshme në janar

Manchester United përgatitet për merkato të bujshme në janar

Manchester United nuk po gjen qetësi dhe vendi i 12 në kampionat ka “trazuar edhe më shumë ujërat”, ndaj drejtuesit po përgatiten për një fushatë të gjerë blerjesh në muajin janar.

Kështu në krye të listës janë sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç dhe ai i Lyonit, Moussa Dembele, të cilët pritet të afrohen për të sjellë golat që po mungojnë kaq shumë këtë sezon, pas largimit edhe të Lukakut e Sanchez.

Në mesin e fushës, profilet që po vlerësohen janë ato të James Maddison nga Leicester dhe spanjolli Saul Niguez, ndërsa do të tentohet edhe negociata me Realin e Madridit, për gjermanin Toni Kross, që mund të bëhet “djall” në rast largimi të Paul Pogba.

Në mbrojtje, duke parë situatën me dëmtime, me emergjencë është afrimi i një futbollisti që di të luajë në krahun e majtë, por edhe të një qendrori, pasi aktualisht kanë mbetur vetëm Maguire dhe Lindelof.

Nuk duhet të harrojmë që në pikëpyetje është edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, që nuk po bind drejtuesit dhe mund të largohet për t’i lënë vendin Allegrit, apo Pochettinos, nëse ky i fundit shkarkohet nga Tottenhami. /XH.J