SPORT

Manchester United gati 80 milionë euro për ish-lojtarin e vet

Manchester United gati 80 milionë euro për ish-lojtarin e vet

Manchester United është duke zhvilluar një ndër sezonet më të dobët në 3 dekadat e fundit.

“Djajtë e Kuq” duken shumë larg pritshmërive dhe të gjendur në këtë situatë dëshirojnë të përforcojnë skuadrën në merkaton e janarit. Drejtuesit e United ka piketuar lojarin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha si njeriun e duhur për të përforcuar repartin e sulmit. Zaha ka luajtur më parë në “Old Trafford” në vitin 2013, por asaj kohe ishte një talent i cili nuk arriti të bindte me aftësitë e tij

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se sulmuesi dëshiron një rikthim në Manchester për t’i treguar të gjithë vlerat që disponon. Skuadra e drejtuar nga Ola Solskjaer për të siguruar shërbimet e Zaha duhet të shpenzoi 80 milionë euro./XH.K