• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Manchester United drejt Barcelonës me Alex Ferguson dhe dy lojtarë ekstra


    Manchester United ka mbërritur në Barcelonë, atje ku do të akomodohet para ndeshjes të së martës mbrëma ndaj skuadrës katalanase për çerekfinalet e Champions League. Në listën e 22 lojtarëve që trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka grumbulluar për këtë ndeshje janë rikthyer edhe dy të dëmtuarit, Alexis Sanchez dhe Nemanja Matic.

    Sanchez që ka shënuar 47 gola në 141 ndeshje me Barcelonën mungon tek United që nga 2 marsi i këtij viti, kur u dëmtua në ndeshjen ndaj Southampton. Ndërsa Matic, që ka pasur një problem muskulor nuk ka luajtur me “djajtë e kuq” që nga 30 marsi, në sfidën ndaj Watford.

    Luke Shaw ka udhëtuar me skuadrën edhe pse nuk mund të luajë sepse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë që Bailly dhe Herrera janë lënë jashtë grumbullimi.

    Me ekipin anglez ka udhëtuar dhe legjenda e klubit, Alex Ferguson. Kujtojmë që ndeshja e parë në “Old Trafford” përfundoi 1-0 për Barcelonën dhe Man. United ka detyrën e vështirë të përmbysë shifrat që të sigurojë kualifikimin për më tej. /XH.K