SportTe gjitha

Manchester City shpallet kampion i Anglisë 5 javë përpara fundit të Premier League


Skuadra e Manchester Cityt është kampione e Anglisë për sezonin futbollistik 2017-2018.

Ekipi i Pep Guardiolës e festoi nga shtëpia këtë titull, pas humbjes turpëruese të Manchester United ndaj vendit të fundit West Bromwich Albion me rezultatin minimal 0-1, ndonëse vetë blutë e Manchester nuk arritën të fitonin sfidën e tyre ditën e djeshme.

WBA, me fitoren ndaj United, ka shpallur kampione Manchester Cityn, duke mposhtur Manchester Untiedin në “Old Trafford”.

Skuadra bardhezi shokoi ekipin e Jose Mourinhos, duke e mundur 1:0. Golin e fitores e realizoi Rodriguez në minutën e 73′.

Pas kësaj fitoreje të WBA-së, City është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë. Tifozëria e kaltër ka nisur festën në qytetin e Manchesterit.