Manchester City mendon për merkaton, shënjestron yllin e Interit
E Diel 8 Shtator 2019, 18:34
TiranaPost
Milan Skriniar mund të jetë një futbollist i Manchester City që prej janarit të vitit 2020.
Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga "The Express", që zbulon se kampionët e Premier League kanë përgatitur një ofertë të re për mbrojtësin e Interit, të vlerësuar me 60 milionë euro.
Pep Guardiola e shikon Skriniar si lojtarin ideal për të zëvendësuar francezin e dëmtuar, Aymeric Laporte që do i duhet të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave të blerta.
Mbrojtësi 24 vjeçar u ble nga Sampdoria në vitin 2017 për 34 milionë euro, por që prej asaj kohe, çmimi i kartonit të tij është dyfishuar. /XH.K