• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Manchester City i hakmerret Tottenhamit


    Manchester City ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

    Qytetarët i janë hakmerr pas vetëm tri ditëve Spursave, pas asaj humbje që ia shkaktuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të gjejnë edhe golin.

    Goli erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte i riu Phil Foden, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Sergio Agueros.

    City provoi përsëri me Foden (23′) dhe Bernardo Silva (33′), por pa arritur të tundin rrjetën.

    Në pjesën e dytë, përsëri City e tha fjalën e tyre duke dominuar dhe duke rrezikuar pas vetëm katër minutave me Agueron, por goditja e tij u bllokua.

    Vendasit provuan edhe me Foden (50′) dhe Leroy Sane (69′), por shifrat mbeten të pandryshuara dhe City u mjaftua me një fitore minimale 1-0.

    Pas kësaj fitore, City rikthen pozitën e parë me 86 pikë apo një më shumë se Liverpooli në vendin e dytë, ndërsa Tottenhami renditet i treti me 67 pikë.

    Në ndeshjen e radhës, ekipi i Pep Guardiolas udhëton te rivali lokal Manchester Unitedi, ndërsa Tottenhami e pret Brightonin. /XH.K