• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Manastirliu ne Vorë: Shërbim pa ndërprerje, po monitorohen kushtet higjieno-sanitare


    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar kampin emergjencës në Vorë, ku është takuar me banorët e sistemuar në këtë kamp dhe ju ka siguruar atyre se shërbimi shëndetësor do të vijoj të ofrohet pa ndërprerje.

    “Shërbimi po ofrohet pa ndërprerje por fakti se qendra shëndetësore e Vorës fizikisht është shumë afër kampit, kjo na ndihmon për të pasur një shërbim më të mirë”, u shpreh Manastirliu.

    Në kampin e Vorës 36 të sëmurë kronikë kanë marrë barnat me rimbursim, ndërsa shërbimi mjekësor po vijon pa ndërprerje.

    “Meraku që unë kisha që në fillim ishte për të sëmurët kronikë, të sëmurët me diabet apo hipertension. Kemi siguruar që 457 qytetarë që janë strehuar në subjekte akomoduese apo kampe të cilët janë identifikuar si të sëmurë kronikë dhe kanë marrë trajtimet e duhura”, u shpreh ministra Manastirliu.

    Sa i përket kushteve higjeno-sanitare Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka bërë gjithë verifikimet e duhura në terren dhe ka në monitorim të gjithë zonat e prekura nga tërmeti.

    “Shëndeti publik është kryesori, ndaj është e rëndësishme është që Inspektopriati Shtetëror Shëndetësor është në këmbë që prej momentin që janë ngritur kampet dhe po monitoron dezinfektimin me bashkitë, për të siguruar kushtet e duhura higjieno-sanitare”, tha Manastirliu.

    Edhe në kampin e Vorës po vazhdon vaksinimi ndaj gripit për të gjithë kategoritë e rrezikuara. Në këtë kamp deri tani janë vaksinuar 110 persona ndaj gripit, ndërsa janë më shumë se 900 qytetarë të vaksinuar në hotele dhe kampet e emergjencës.

    3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post