Sociale

Manastirliu: Punë për personat me aftësi të kufizuara

Manastirliu: Punë për personat me aftësi të kufizuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar sot Qendrën e Zhvillimit në Durrës ku shpërndau karrike me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Ajo theksoi se pritet të hapen qendra të reja për personat me aftësi ndryshe si dhe bëri një apel për punësimin e tyre për të treguar detyrimin moral që gjithsecili ka për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara.

“Gjithëpërfshirja për personat me aftësi të kufizuar nuk mund të mjaftohet me shërbimet që ofrohen. Punësimi është një element shumë i rëndësishëm për rriintegrimin e tyre. Ndaj ju bëj apel institucioneve publike dhe jopublike, të punësojnë personat me aftësi ndryshe, jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe për të treguar përgjegjësinë sociale dhe detyrimin moral që gjithësecili prej nesh ka, për rrintegrimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuar”, u shpreh Manastirliu. /Tiranapost.al