Showbiz

“Mami të lutem më fal”. Geri, i varur nga droga premton te Arbana do ta mbajë amanetin e të atit

“Mami të lutem më fal”. Geri, i varur nga droga premton te

Geri, një djalë nga Tirana ftoi në murin përballë, në “Dua të të bëj të lumtur”, nënën e tij. Ai tregoi historinë e tij. Prej 15 vitesh është i varur nga droga, ka shitur herë pas here substanca dhe ka qenë disa muaj edhe në burg.

Në kohën kur kryente shërbimin ushtarak, i ati u sëmurë dhe pak para se të vdiste i la anamet vetëm të ndryshonte, ta rregullonte jetën e tij. Ndërkohë që shkëputja prej drogës ishte e vështirë. Momentalisht trajtohej me metadon për t`u shkëputur plotësisht.

Geri, që e kishte mundur varësinë nga heroina prej katër muajsh, i kërkoi falje të ëmës dhe i premtoi që do ta mbante amanetin e të atit.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije zbardhur nga "Dua të të bëj të lumtur" në Top Channel