• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Mami dhe babi u ndanë: po tani si t`ia shpjegojmë fëmijës?


    Çiftet në marrëdhënie problematike provojnë gjatë të qëndrojnë bashkë edhe kur gjithçka është kundër tyre, por e bëjnë për hir të fëmijëve, derisa nuk mban më ujë pilafi dhe shkojnë drejt ndarjes. Po si t`ia thuash fëmijës?

    Disa nuk i shpejegojnë asgjë me justifikimin për t`i shmangur vuajtjen. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë sipas Katrin Di Lorenzo, psikologes dhe psikoterapistes së fëmijëve dhe adoleshentëve.

    Fëmijët e mësojnë që të vegjël se ç`është dashuria, besnikëria, respekti dhe kanë aftësinë ta dallojnë kur në një familje këto mungojnë. Ndaj ndarja shpesh është zgjidhja më e mirë dhe të flasësh me ta është edhe më e mirë. Dhe psikologia ka këshilla të ndryshme që duhen përshtatur sipas moshës së fëmijëve.

    Së pari është e rëndësishme t`i thuhet fëmijës së dashuria për ta nuk do të ndryshojë. Si mami dhe babi do ta duan njësoj. Mbarimi i dashurisë së prindërve për njëri-tjetrin, ose ndryshimi i formës së dashurisë, nuk ndryshon atë që ata ndjejnë për fëmijën e tyre.

    Së dyti duhet t`ia shpjegosh se i provuat të gjitha mënyrat për ta shpëtuar martesën, që fëmija të mos mbajë shpresa se kjo mund të rregullohet e më pas të zhgënjehet.

    Së treti bëjini të qartë që familja do vazhdojë të jetë e bashkuar.

    Së katërti shpjegojini se disa gjëra ndryshojnë duke mos mbetur të njëjtat gjithmonë.

    Pastaj fëmija duhet çuar në shtëpitë e reja në të cilat prindërit do jetojnë.

    Është e nevojshme që pushimet e fëmijës të ndahen mes dy prindërve. Duhet të kalojë kohë argëtuese si me mamin edhe me babin.

    Festat kalojini bashkë. Nëse është e mundur festat duhet t`i kaloni bashkë, të paktën ato që kanë lidhje me fëmijën.

    Do jetë një moment i vështirë dhe shpjegojani fëmijës që jeni të ndërgjegjshëm për këtë e që kështu është edhe për juve.

    *Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.