• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Ide Lifestyle My Tirana Prindër Showbiz Të gjitha TIP top

    Mami dhe babi, e gjetëm ku do ta çosh fëmijën për 1 Qershor


    Erdhi 1 Qershori dhe kjo është ndoshta dita më e bukur për fëmijët, ndoshta edhe më e bukur se festat e fundvitit. Ata presin dhuratën, ndaj prindërit i janë futur kërkimit.

    Nëse për të zgjedhur dhurata për të rriturit është e vështirë, për fëmijët edhe shumë e vështirë. Kur vjen puna për ata duhet zgjedhur me kujdes jo vetëm diçka e bukur, por edhe funksionale, edukuese, argëtuese dhe mbi të gjitha e padëmshme.

    Të gjitha të mirat mund të mblidhen në një vend dhe gjenden në “Lillypop concept store”.

    Për 1 qershorin aty do bëhet nami. Përveç asaj që do zgjedhin vetë të vegjëlit, apo që prindërit do përzgjedhin, fëmijët do luajnë me rrotën e fatit për të marrë një tjetër dhuratë nga dyqani.

    E vetmja gjë e vështirë do jetë zgjedhja midis disa mundësive. Do t’i dhurosh fëmijës lojërat totum art & craft që nxisin kreativitetin, aftësitë sensore motore apo aftësitë sociale?

    Apo është një vajzë diku tek 4 e më shumë vjeç dhe ka filluar të ngacmojë tualetet e tua? Punë e zgjidhur. Me nje gur i vret dy zogj. Bliji tualete për vajza të vogla që nuk kanë parabene (lëndë e dëmshme për fëmijët) dhe kështu vogëlushja do luajë sa të kënaqet me veten dhe shoqet.

    Dhe festa është më e bukur akoma për prindërit e rinj, për ata që blejnë për herë të parë një dhuratë për 1 Qershorin. Dhuratat i pranon edhe mbreti jo më një bebe e sapolindur. Në Lillypop ka lojëra enkas për të porsalindurit, me materiale antialergjike.

    Po nuk mbaron këtu. Ti mund të hysh atje për t`i blerë fëmijës dhe të përfundosh duke blerë diçka për vete apo për ndonjë të rritur që vdes të luajë. Pushimet janë përpara dhe në shezlong s`do flesh vetëm gjumë. Ideja e këtij dyqani është e konceptuar në mënyrë të tillë ku mund të gjejnë lojëra njerëzit nga mosha 0-99 vjeç. Kështu që një lojë shahu, monopoli, board games e të tjera si këto mund t`ia bësh dhuratë vetes.

     

    Të mbeti mendja tek dyqani dhe dhuratat pas gjithë mundësive që lexove e pas gjithë fotove që pe. Po ta themi edhe adresën që të mos lodhesh për ta gjetur, se energjitë të duhen për t`u vërtitur brenda dyqanit. Rruga Vaso Pasha, përballë karburantit Alpet, tek ish-Mjellma./F.H/Tiranapost.al

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]