Lajme nga Bota

Mami... ç'mund të të them përveçse faleminderit? Kongresmenia më e re në SHBA dedikim prekës për të ëmën që ka vuajtur shumë

Mami... ç'mund të të them përveçse

Alexandria Ocasio-Cortez hyri në histori si gruaja më e re e zgjedhur në Kongres në zgjedhjet e mes/mandatit të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi fitoi në Kongresin e 14-të të Nju Jorkut, Alexandria komentohet shumë, sidomos për modestinë e saj, thjeshtësinë dhe sinqeritetin. Një shkrim që publikoi në faqen e saj Instagram, ia dedikon nënës, për të cilën thotë se vuajti shumë, që ajo të rritej e të shkollohej.

Image result for alexandria cortez with her mom

Më poshtë keni dedikimin e kongresmenes për të ëmën dhe pse jo, bëji dhe ti një dedikim nënës tënde, se nuk ka nevojë të prisni 8 marsin.

Çfarë mund të them përveçse të të falënderoj? Shumë njerëz sakrifikuan kaq shumë për mua, më së shumti nëna ime. Ajo ka lindur dhe është rritur në Puerto Rico, u rrit me vështirësi dhe në varfëri me motrat dhe vëllezërit e saj, ndërkohë që gjyshja punonte për të siguruar bukën e gojës. Ajo u takua me babanë tim të ardhshëm, një djalë nga Bronx, gjatë një vizite në një familje. Ata u martuan dhe u transferuan në New York, nuk dinte të fliste asnjë fjalë në anglisht. E filloi nga zeroja, me një jetë të re, gjuhë të re dhe gjithçka tjetër. Pastaj linda unë dhe prindërit e mi u zhvendosën sërish që unë të futesha në një shkollë të mirë. Mami im lante dysheme, punoi si shofere autobusi, operatore, pra çdo punë që bëhej për të siguruar jetën. Kur babai im vdiq, la një nënë të vetme me dy fëmijë, dhe iu desh sërish të sforcohej aq shumë. Shitëm shtëpinë dhe punuam fort për të blerë një tjetër më të lirë.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur menduam se jeta për ne kishte marrë fund, kemi hequr keq, edhe shpirtërisht. Kam bërë shumë lloje punësh, si kameriere dhe gjithmonë më zinte gjumi kur kthehesha në shtëpi me metro. Në një moment u mbylla në dhomë dhe më bërtiste shpirti: Se nuk kisha asgjë për të dhënë.... Mendova se isha një kameriere 28 vjeçare shumë e vonuar për të rifilluar jetën, mendoja se treni i potencialit tim ishte larguar nga stacioni.

Këtë javë u betova, si kongresmenia më e re në historinë amerikane që shërben në Kongresin Amerikan. Shpresoj që rekordi që mbaj të thyhet shumë shpejt. E ngrita dorën, bëra betimin, ndërkohë që nëna ime mbante librin e shenjtë dhe shihte në sytë e Nancy Pelosit. Më pas ajo vështroi nënën time dhe i tha: Duhet të ndihesh krenare, dhe aty nëna ime filloi të qante.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur ndihesha e zbrazët. Por errësira më mësoi se transformimi nuk mund të jetë thjesht ambicie individuale por edhe me besim në komunitet. Duhet të mbështetemi tek të tjerët e ti ndihmojmë ata gjithashtu. Ju faleminderit të gjithëve. Pavarësisht netëve që zgjasin, ditëve të vështira, gjendjes financiare, emocionale, uljeve dhe ngritjeve, të gjithë jemi së bashku, të gjithë e bëmë këtë së bashku./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/i-publikuan-nje-video-per-ta-turperuarkongresmenia-alexandria-ocasio-cortez-ben-nje-te-re/