• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Mallkimi i Xhuvanëve


    Jeta e Gjergj Xhuvanit dhe Luiza Xhuvanit, ndryshoi katërcipërisht ditën kur djali i tyre Kostandin Xhuvani u përfshi në një vrasje të katërfishtë, në vitin 2014.

    Luiza Xhuvani, dha dorëheqjen në atë kohë deputete e PS dhe bashkë më të bijën largohen në Selanik larg opinionit shqiptar, por edhe frikës për ndonjë gjakmarrje.

    Në Tiranë Gjergj Xhuvani vijon i vetmi takimet me të birin në burg dhe brenda vitit sëmundja e diabetit (e përkeqësuar edhe nga nivelit i lartë i stresit, diabeti është veçanërisht një sëmundje që streset e përshkallëzojnë) humbet njërën këmbë.

    Pas dy vitesh, Kiço Londo mik i familjes sjell Luizën në teatër në një rol dramatik.

    E vërteta është se Luiza Xhuvanit i kanë qëndruar gjithmonë role të zhanrit dramë edhe pse nga afër ajo dhe Gjergji përshkruhen si njerëz të qeshur e të dashur me jetën.

    Pas tronditjes me rastin e të birit, Kostandinit një djalë i pashëm, fëmijë artistësh që përfundoi në një shteg pa krye siç është bota e krimit, familja nuk ishte më kurrë ajo e para.

    5 vjet nga tronditja, Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta. I biri i dënuar me 35 vite burg. Luiza dhe e bija vetëm larg shtëpisë në Tiranë.

    *Shënim nga redaksia e Tiranapost.al

    Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani, ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post