Libra Te gjitha

Malli- Lasgush Poradeci


Syri-i bukur që t’u mvrenjt –
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m’u delir –
Shpirti im i nxirë krejt –
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t’u mvrenjt.

E do mbetem përnjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do më lerë-a shpejt a von.

Do më lere-a von a shpejt,
Do më lere-a shpejt a von,
Syri i bukur që t’u mvrenjt –
Syri yt që më lëndon.

Do më lerë…A! po si –
Qoftë-ahere-ose tani –
Do të qaj aq dashuri
Qe të humb me mall te ti?

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *