Aktualitet

Mali i Zi dhe Serbia avancojnë drejt BE

Mali i Zi dhe Serbia hedhin një tjetër hap, sa i përket integrimit në BE. Bashkimi Evropian pritet të hapë kapitujt e rinj në negociatat me dy vendet.

Mali i Zi do të hapë “kapitujt e rinj të negociatave”, lidhur me lirinë e lëvizjes për punëtorët. Mes Podgoricës dhe Brukselit deri tani janë mbyllur tre kapituj.

Serbia ndërkaq do të hapë kapitujt për ligjin dhe marrëdhëniet e jashtme. Deri më tani ky vend ka hapur 12 kapituj, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur tashmë. Serbia dhe Mali i Zi janë vendet e Ballkanit që kanë më së shumti mundësi t’i bashkohen BE-së. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]