Tech

Makinat i ka super, por marka e njohur merr një vendim drastik

Makinat i ka super, por marka e njohur merr një vendim drastik

Marka e njohur e makinave General Motors ka zbuluar planet për të ndalur prodhimin në pesë fabrika në Amerikën e  Veriut si dhe të ulë numrin e të punësuarve. Gjithashtu kompania ka në plan të mbyllë edhe tre fabrika të tjera jashtë vendit, deri në fund të vitit 2019. Por pse ky vendim?  Vendimi vjen pas rritjes së shpenzimeve dhe numrit të ulët të shitjeve të makinave. Kompania e makinave amerikane përqendrohet vetëm në linjën e vet të prodhimit të kamionëve, automjeteve elektrike dhe makinave të tjera.  Sipas drejtuesve, kompania do kurdsejë kështu rreth 6 miliard dollarë. Vendimi do të thotë se 15% e punonjësve do hiqen nga puna, duke përfshirë 25% më pak drejtues.

 "Veprimet që ne po marrim sot vazhdojnë transformimin tonë të jenë shumë të shkathët, elastik dhe fitimprurës, duke na dhënë fleksibilitetin për të investuar në të ardhmen", tha kryetari i GM dhe shefi ekzekutiv Mary Barra.

 Sipas drejtuesit të GM dhe shefit ekzekutiv Mary Barra: Vendimi ynë lidhet me ndryshime politikash, po tregohemi fleksibël për të investuar për të ardhmen. Duhet të ndryshojmë kushtet në treg dhe të bazohemi në preferencat e klientëve që ta mbajmë kompaninë në një sukses afatgjatë”. Por duket se GM nuk po kalon kohë të mira. Në fakt, në muajin shkurt u vendos që të mbyllej një fabrikë në Korenë e Jugut, duke lënë shumë njerëz të papunë./ Referuar BBC/ Tiranapost.al.

Image result for general motors

Cars pass under an overpass at the General Motors Car assembly plant in Oshawa, June 1, 2012.