Aktualitet

Makinat elektrike do shtohen shumë për dy vite, por do të ketë pasoja!

Është diçka e dukshme që makinat elektrike po shtohen shumë ditë për ditë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, institucioni me seli në Paris, i cili shërben si këshilltar i shteteve industriale mbi politikat e energjisë, shitjet e makinave elektrike do të rriten me nga 24% çdo vit deri në vitin 2030. Kështu, në 2030 parashikohet që të jenë rreth 150 milionë makina me bateri në të gjithë botën.

Por ç'do të ndodhë pastaj. OK, nuk do harxhojë kaq shumë sa ç'harxhojnë makinat me benzinë e naftë, por ky lloj ndryshimi a do të ketë pasoja?

Image result for electric car

Po sigurisht, sepse fillimisht do të reduktohet kërkesa për naftë. Kështu rreth 130 milionë makina elektrike që furnizohen nga centralet e energjisë në vend të naftës apo benzinës, IEA llogarit se mbi 2.57 milionë fuçi naftë në ditë nuk do të nevojiten më.

Image result for electric bus

Qeveritë do të humbasin rreth 42 miliardë dollarë të ardhura nga taksat dhe akcizat mbi shitjet e karburanteve. Kështu që duhet të gjejnë mënyra të tjera për të gjeneruar të ardhura nga taksat, sipas Scan Tv.

Po ashtu do të duhen të paktën 10 fabrika gjigande baterish.